Rruga “Agim Ramadani” pritet që të kthehet në shesh dhe ta marrë emrin e komandantit legjendar, ‘Adem Jashari’.
Ky propozim u bë nga Komuna e Prishtinës, që edhe e hapi konkursin për memorialin, anise nuk është hera e parë që tentohet të realizohet një projekt i tillë nga pjesa pas teatrit, deri te Kuvendi i Kosovës.
Nëse ky plan aprovohet, punimet pritet të zgjasin 1 vit e gjysmë, ku hynë ndërtimi i nënkalimit dhe rregullimi i sheshit.
Me planin u pajtuan, por nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë thonë se është vendim i vonshëm.
Ndiqni kronikën e plotë, në videon e bashkangjitur:


