Projekti 210 milionësh, Selmanaj prezanton unazën e madhe të qytetit nga Korisha në Landovicë (VIDEO)

Projekti 210 milionësh, Selmanaj prezanton unazën e madhe të qytetit nga Korisha në Landovicë (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, e ka prezantuar programin e tij që synon ta realizojë nëse arrin të zgjidhet në krye të kësaj komune.

Në mesin e shumë projekteve, Selmanaj tha se do ta bëjë unazën e madhe të qytetit Landovicë-Korishë.

“Aktualisht Prizreni e ka vetëm unazën e brendshme të qytetit dhe ajo është ndërtuar gjatë vitit 2005 dhe 2006, sa LDK-ja ka qeverisur”, deklaroi Selmanaj në Klan Kosova.

“Unazën e mesme do ta vazhdojmë sepse është vetëm në gjysmë, edhe ajo e projektuar nga LDK-ja, do ta vazhdojmë nga rrethi i Arbanës e deri te rrethi i Hoçës së qytetit”, theksoi ai.

“Po duam ta projektojmë dhe të fillojmë së realizuari unazën e madhe të qytetit, që fillon nga fshati Korishë del në Landovicë, nga fshati Landovicë vazhdon në fshatin Vlashnje, nga fshati Vlashnje në Leskovec, nga fshati Leskovec në Pouskë dhe futemi në tunel 1.5 kilometra dhe dalim në hyrje të Prizrenit”, shtoi kandidati i LDK-së për Prizrenin.

Selmanaj tha se vlera e këtij projekti kap shifrën e 210 milionë eurove./ Klankosova.tv

The post Projekti 210 milionësh, Selmanaj prezanton unazën e madhe të qytetit nga Korisha në Landovicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.