Projektet e dështuara, s’do të ketë stabilitet me rrymë, qeveria në gjumë (VIDEO)

Projektet e dështuara, s’do të ketë stabilitet me rrymë, qeveria në gjumë (VIDEO)

Shkyçja nga rrjeti, si nga distanca por edhe fizikisht, që nisi të shtunën, vazhdoi edhe të dielën.
Qindra biznese që nuk nënshkruan kontrata me tregtues të rrymës po konsiderohet se mbetën në terr dhunshëm, çka ngjalli shumë pakënaqësi te kjo kategori.

Strategjia për energji 2022–2031, që u miratua nga Qeveria Kurti, nuk parasheh shtimin e burimeve të reja me qymyr, që do të lehtësonin furnizimin me energji elektrike dhe do të siguronin një fazë kalimtare.
Pa ndërtimin e termocentralit të modernizuar me thëngjill dhe pa rrjetëzimin e gazit amerikan, stabiliteti me rrymë zor se arrihet.

Vetëvendosje, sa ishte në opozitë, e pati kritikuar ashpër marrëveshjen me “Contur Global” për ndërtimin e Kosovës së Re, teksa njëjtë s’e lavdëroi e as e zbatoi marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, që do t’ia siguronte qasjen në gaz Kosovës. /Klankosova.tv

The post Projektet e dështuara, s’do të ketë stabilitet me rrymë, qeveria në gjumë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.