“Qeveria Kurti 3” u zotua se do të bëjë shumë punë në mandatin e ri.
Por, shumë prej këtyre premtimeve që Albin Kurti i dha në ekspozenë e djeshme, nuk janë risi pasi ato, ani se i tha edhe në 2021-ën, realitet s’i bëri kurrë, raporton Klan Kosova.
Sipas ekonomistëve, këto vite nuk ka pasur politika zhvillimore por regres për qytetarët e bizneset. As në drejtësi, premtimet nuk u mbajtën por u premtuan për së dyti.
Teksa stagnim pati edhe në projektet infrastrukturore si autostrada e Gjilanit, rruga Dollc-Gjakovë, Kiev-Zahaq dhe disa të tjera që mbetën në gjysmë.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni kronikën në vijim:


