Përfaqësuesi i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) për Palestinën ka deklaruar se organizatat humanitare po përballen me sfida të mëdha në përpjekjet për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës.
Sipas tij, pengesa më e madhe është mospasja e qasjes nëpërmjet kalimeve tokësore, të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për furnizimet humanitare.
“Kemi punuar pa ndërprerje për t’u siguruar që mund të arrijmë në këto kalime, por deri më tani ato nuk janë hapur ende”, është shprehur ai për CNN.
Pavarësisht vështirësive, përfaqësuesi i WFP tha se ekipi i tij ka arritur të ndihmojë me ushqim rreth gjysmë milioni njerëz në Gaza.
“Kemi furnizuar gjysmë milioni njerëz në Gaza me bukë të freskët duke përdorur furra buke që i kemi rikthyer në funksion”, theksoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!