Shqiprim Pula, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur për rrugën e Kosovës në integrimit evropian.
Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se institucioneve vendore u duhet që pa ndalë të bëjnë lobime për t’i realizuar anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian.
“Ne si institucione dhe si zyrtarë përgjegjës do të duhej që çdo orë e çdo ditë të trokisnim, të telefononim, e të takonim zyrtarë të Bashkimit Evropian. Në Bruksel janë mijëra zyrtarë që janë të angazhuar si lobues pranë shteteve anëtare të BE-së sepse ato kanë atje përfaqësitë e përhershme diplomatike, ambasadat. Mund të themi që të gjitha këto hapa mund të ndikojnë pozitivisht në këto procese që Kosova mëton t’i arrijë”.
“Tani po aq sa mund ta shoh Unionin Evropian fajtor për të gjitha ngecjet të cilat na kanë ndodh neve si Kosovë, por edhe si rajon. Por po aq edhe ne institucioneve mund të kemi përgjegjësi për të qenë më dinamik, në të gjitha këto procese”.
“Realisht nuk mjafton që të dorëzojmë vetëm një aplikacion, dhe të presim derisa t’i vie radha apo derisa të krijohet vullneti politike. Por në momentin që kemi dorëzuar një aplikacion për të fituar statusin e vendit kandidat do të duhej që vazhdimisht të kërkojmë pa ndërprerë shqyrtimin e saj”, ka thënë Pula. /Klankosova.tv
The post Profesori Pula: Institucionet kosovare të jenë më dinamike në proceset e integrimit evropian appeared first on Klan Kosova.