Tuesday, February 17, 2026
spot_img
HomeLajmeProfesori Pllana kritikon shqiptarët në Zvicër: Dhurojnë për xhami, jo për libra...

Profesori Pllana kritikon shqiptarët në Zvicër: Dhurojnë për xhami, jo për libra në shqip

Profesori dhe autori Nysret Pllana ka kritikuar komunitetin shqiptar në Zvicër për mënyrën se si shpenzon paratë për projekte fetare dhe kulturore. Sipas tij, shqiptarët janë të gatshëm të japin miliona franga për të ndërtuar xhami të tipit “arab”, por nuk kontribuojnë për libra të pastër në shqip.

Pllana tha se kjo sjellje po ndikon negativisht në identitetin shqiptar dhe historinë kombëtare, pasi nxënësve u mësohet kultura arabe dhe figura të tjera të jashtme, ndërkohë që nuk theksohet trashëgimia shqiptare, përfshirë heroizmat e Skënderbeut. Ai nënvizoi se qindra xhami të tilla janë ndërtuar në Zvicër, duke u kthyer në qendra islame arabe dhe jo kulturore shqiptare.

“Është poshtërim për shqiptarët të lejojnë këtë në shekullin e 21-të”, tha Pllana, duke apeluar për një fokus më të madh ndaj projekteve që promovojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT