Kultura shqiptare, padyshim që zë vend të veçantë në emisionin Weekendi.
ODA e Llapit u prezantua drejtpërdrejtë në Klan Kosova.
Profesor Nebihu, themeluesi i “Odës së Llapit” tregoi rreth këtij organizimi por edhe paksa me shaka thotë se “Gratë më nuk po na i lë odat”.
“Me një profesor, të ndjerin Rifat Blakun, bisedonim dhe merreshim me organizime të shumta me të. Ma lëshoi një lokal dhe më tha: “Puno Nebih, nëse të pëlqen”, dhe mua më pëlqeu”, deklaroi profesori në Klan Kosova.
Ai tutje rrëfeu edhe për punën dhe organizimet e “Odës së Llapit”.
The post Profesori llapjan e thotë me shaka: Gratë nuk po na i lënë më odat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.