E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeProfesori i letërsisë: Po e ekzagjëroni, anglishtja s’e zbehë shqipen (VIDEO)

Profesori i letërsisë: Po e ekzagjëroni, anglishtja s’e zbehë shqipen (VIDEO)

Derisa shumë prindër, arsimtarë e qytetarë shqetësohen se anglishtja po “ua rrëmben”’ gjuhën shqipe fëmijëve të Kosovës, dikush që e njeh mirë këtë fushë thotë se shqipja nuk mund të zbehet aq lehtë.

Profesori universitar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Rrahman Paçarizi, e quan të ekzagjëruar shqetësimin e prindërve, e madje të pasaktë argumentimin e disa psikologëve e logopedëve, se të vegjlit, si pasojë e përdorimit të tepruar të teknologjisë nuk po dinë të shprehen mirë në shqip.

Sipas tij, këta fëmijë po rriten si bilingë, pra të aftë për të folur dy gjuhë rrjedhshëm njëkohësisht dhe kjo, sipas tij, është një përparësi.

Profesori thotë se edhe fëmijët, si të rriturit, ndonjëherë ndihen më rehat të shprehen në anglisht, jo për mungesë të njohurive në shqip, por për shkak të përmbajtjes digjitale që konsumojnë.

Nga ana tjetër, ai fajëson mungesën e përmbajtjeve atraktive për fëmijë në gjuhën shqipe. Përmbajtjet që fëmijët shikojnë në YouTube, Netflix, lojëra e rrjete sociale janë kryesisht në anglisht, e kjo sipas tij, ndikon në zgjedhjen që bëjnë kur komunikojnë.

Megjithatë, Paçarizi thotë se shqetësim më i madh është mënyra si përdoret shqipja standarde, fajin për të cilin ia lenë sistemit arsimor.

Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2022, ku Kosova u rendit ndër vendet me performancën më të dobët në lexim, nxorën në pah një tjetër dimension të problemit.

Kjo ishte ilustruar qartë edhe në vitin 2021, me skandalin që nxori zbuluar disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk dinin të shkruanin si duhet në gjuhën shqipe.

Në listën e regjistrimit të deputetëve, ku ata ishin të obliguar të plotësonin të dhëna personale në formularin për Broshurën Parlamentare, disa prej tyre bënë gabime trashanike drejtshkrimore dhe gramatikore, madje nuk dinin as të shkruanin saktë emrat e tyre.

Gabimet më të shpeshta kishin të bënin me përshkrimin e kombësisë, ku disa e kishin shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo “shqiptarë” në mënyrë të pasaktë, në vend të formave korrekte “shqiptar” ose “shqiptare”.

Mungesa e përdorimit korrekt të shqipes shfaqet shpesh edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale,

 

The post Profesori i letërsisë: Po e ekzagjëroni, anglishtja s’e zbehë shqipen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT