Abit Hoxha, profesor në universitetin “AGDER” të Norvegjisë, ka folur për situatën politike në vend që tashmë e disa muaj për shkak të mos formimit të institucioneve të reja.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo çështje është një kaos dhe një farë lojë e fjalëve mes politikanëve të vendit.
“Fatkeqësisht edhe nga jashtë shihet në mënyrë të njëjtë për shkak të informative është një kaos i vërtetë politikë edhe një lojë semantike mes partive politike se kush duhet të bëjë çka”.
“Përderisa më duket se ka pak iniciativë të ulen dhe të flasin seriozisht, ose t’i lexojnë ligjet ose të lexojnë ligjin që e ka krijuar vet qeveria. Është një farë kaosi politikë dhe është një farë loje e fjalëve”, ka thënë Hoxha. /Klankosova.tv
The post Profesori Hoxha: Moskonstituimi i Kuvendit, kaos i vërtetë dhe lojë semantike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.