E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeProfesorët universitarë: “Gjuha e Kurtit, ikje nga përgjegjësia” (VIDEO)

Profesorët universitarë: “Gjuha e Kurtit, ikje nga përgjegjësia” (VIDEO)

Ka mbi 7 vite që raporton për sektorin e shëndetësisë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, detyrën e saj zakonshëm e kreu e njëjtë bëri edhe të mërkurën.

Ajo kërkoi përgjigje për mungesën e barnave në QKUK.

Këtë e dinte edhe i pari i Ministrisë së Shëndetësisë për çka në një formë e konfirmoi gjatë përgjigjes.

E në mungesë të një përgjigje Arbreshës iu kundërvu vet kryeministri Albin Kurti.

Por jo rreth pyetjes që Uka shtroi.

Mungesa e albuminave nuk iu duk e rëndësishme karshi një sulmi që tentoi ta bënte.

Kjo gjuhë e shefit të qeverisë shihet si shqetësuese nga ata që ligjërojnë në universitete rreth kësaj lënde.

Forma dhe përmbajtja e komunikimit të një kryeministri tregojnë nivelin e përgjegjësisë së tij demokratike tha profesori Gëzim Qerimi.

Ndaj medieve në përgjithësi Albin Kurti kishte përdorur gjuhë të ashpër vazhdimisht edhe gjatë fushatës së fundit elektorale disa nga to edhe i kishte bojkotuar.

The post Profesorët universitarë: “Gjuha e Kurtit, ikje nga përgjegjësia” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT