E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_img
HomeShëndetësiProfesoresha dhe doktoresha nga Kosova po merr pjesë në Japoni, në një...

Profesoresha dhe doktoresha nga Kosova po merr pjesë në Japoni, në një Konferencë Ndërkombëtare Mjekësore – Indeksonline.net

Në Konferencën Internacionale për laserët që po mbahet këto ditë në JAPONI ( Double Tree by Hilton, Kyoto), ku po marrin pjesë përfaqësues të mbi 60 Universiteteve nga mbarë bota, Profesoresha dhe Doktoresha e Fakutetit të Mjekësise në Universitetin e Prishtinës, Venera Berisha-Muharremi, përfaqëson Kosovën si anëtare e Komitetit Organizativ dhe ligjëruese e ftuar nga organizatorët, me rezultatet e punës së saj në aplikimin e Laserit për përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide tek gratë me hipotireozë dhe sëmundje Hashimoto.

Prof. Asoc. Dr. Venera Berisha-Muharremi është themeluese e Poliklinikës Endomedica në Prishtinë dhe profesoresha e parë specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

Ajo ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit dhe ka ndjekur trajnime në institucione prestigjioze si Universiteti i Oksfordit, Harvardit, në Izrael, dhe Perugia, etj.

Dr. Berisha-Muharremi ka sjellë risitë më të fundit në trajtimin e sëmundjeve endokrine, përfshirë terapinë me laser për tiroiditin Hashimoto, duke e vendosur Kosovën mes pesë qendrave botërore që ofrojnë këtë trajtim.

Ajo ka një karrierë të pasur me botime shkencore dhe paraqitje në konferenca ndërkombëtare, duke përfaqësuar rregullisht Kosovën në fushën e endokrinologjisë, diabetit dhe obezitetit.

Përveç angazhimeve të saj profesionale, ajo është nënë e dy fëmijëve dhe njihet edhe si një udhëtare pasionante dhe entuziaste e modës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT