Profesionalizmi i policëve, qytetari tregon për një rast ku u ndihmua një i moshuar

Profesionalizmi i policëve, qytetari tregon për një rast ku u ndihmua një i moshuar

Sot Policia e Kosovës feston 26 vjetorin e themelimit.

E në këtë përvjetor, një qytetar ka ndarë një eksperiencë personale në rrjetet sociale, që tregon profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë.

Ai ka shkruar në Facebook, se gjatë faljes së Xhumasë, një person i moshuar pësoi përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Falë thirrjes urgjente të vëllait të tij, pjesëtar i Policisë, ai shpejt arriti në vendin e ngjarjes.

Atje pa një grup djemsh të rinj, pjesëtarë po ashtu të njësive të ndryshme të Policisë së Kosovës, që kishin dhënë ndihmën e parë dhe kishin menaxhuar situatën pa lënë asgjë për t’u bërë nga qytetari i afruar.

“Sot, më thërret me urgjencë vëllau im Rolandi (pjesëtar i Policisë). Një person i moshuar gjatë faljes së Xhumasë i përkeqësohet gjendja shëndetësore”.

Duke qenë afër, vjen një koleg i tij me shpejtësi më merr dhe shkojmë tek i sëmuri. Kur afrohem tek Xhamia shoh një grup djemsh të rinj, të gjithë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të njësive të ndryshme, që i kishin dhënë ndihmën e parë adekuate dhe nuk kishin lënë ndonjë punë për mua.

“Kjo tregon për përgatitjen profesionale të këtyre djemve”, shkruan ai./Klankosova.tv

The post Profesionalizmi i policëve, qytetari tregon për një rast ku u ndihmua një i moshuar appeared first on Klan Kosova.