Produkte tekstili me mbishkrime serbe bllokohen në Gjakovë, mungonin etiketimet dhe dokumentacioni

news image

Inspektorati i Tregut në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë të cilit ka identifikuar dhe bllokuar produkte tekstili me mbishkrime në gjuhën serbe.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij kontrolli u konstatua se produktet nuk kishin dokumentacion përcjellës dhe mungonin etiketat e rregullta në përputhje me standardet ligjore në fuqi.

Si rezultat, të gjitha produktet e dyshuara janë bllokuar menjëherë, ndërsa autoritetet janë duke zhvilluar procedurat e mëtejshme në koordinim me Doganën e Kosovës.

Rasti është në trajtim dhe pritet që pas përfundimit të hetimeve të merren masat përkatëse në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe tregtinë e brendshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/