Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD sheh rritje të shitjeve në Mbretërinë e Bashkuar me 880%

Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD sheh rritje të shitjeve në Mbretërinë e Bashkuar me 880%

Gjiganti kinez i prodhimit të automjeteve, BYD, ka njoftuar se Britania e Madhe është bërë tregu i tij më i madh jashtë Kinës, pasi shitjet në shtator u rritën me 880% krahasuar me një vit më parë.

Kompania shiti 11,271 automjete vetëm gjatë muajit, shumica prej tyre modele Seal U plug-in hybrid.


Kjo rritje vjen pas të dhënave që tregojnë se shitjet e automjeteve elektrike në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur rekorde historike.

Britania është tërheqëse për prodhuesit kinezë, pasi ndryshe nga BE dhe SHBA, nuk ka vendosur tarifa ndaj automjeteve elektrike kineze.

Drejtori i BYD në Britani, Bono Ge, tha se e ardhmja e markës në vend është “jashtëzakonisht premtuese”. /Telegrafi/