Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë.
Deri në ora 11:26, kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka marr 259 mijë e 532 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
I dyti radhitet kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota, transmeton Klankosova.tv.
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së mori 109 mijë e 202 vota deri në përditësimin e orës 11:26 të KQZ-së.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj mblodhi gjithsej 37 mijë e 752 vota.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>