Problemi në sulm dhe roli lojtarëve, përfshirë Edon Zhegrovën mund t’i kushtojë me punë Igor Tudorit

Problemi në sulm dhe roli lojtarëve, përfshirë Edon Zhegrovën mund t’i kushtojë me punë Igor Tudorit

Juventusi i Igor Tudorit vazhdon të përballet me një sfidë të madhe taktike: ndërtimi i një sulmi të ekuilibruar duket gjithnjë e më i vështirë, pavarësisht nga talenti i madh që ka në dispozicion. Çështja kryesore? Mungesa e përputhshmërisë mes lojtarëve në role të ndryshme sulmuese, e cila mund të ndikojë jo vetëm në rezultatet e Juventusit, por edhe në të ardhmen e trajnerit kroat.

Dusan Vlahovic mbetet sulmuesi kryesor dhe më i fortë teknikisht dhe fizikisht, por situata e tij kontraktuale (qershor 2026) e vendos klubin para dilemës: rinovimi duket i pamundur, ndërsa çdo vendim për largimin e tij duhet marrë me kujdes.


Për më tepër, Jonathan David dhe Lois Openda preferojnë të sulmojnë hapësirat dhe të luajnë jashtë qendrës, duke e bërë të vështirë kombinimin e tyre me një qendërsulmues klasik si Vlahovic.

Për këtë arsye, Tudor po shqyrton një 3-5-2, ku Vlahovic do të partnerizohej me njërin nga dy sulmuesit e tjerë, ndërsa pjesa kreative e ekipit, përfshirë Kenan Yildiz, Edon Zhegrova dhe Francisco Conceicao, mund të rrezikohej.

Këta lojtarë kanë ofruar kreativitet dhe pasiguri për mbrojtësit kundërshtarë, dhe heqja e tyre nga formacioni do të ishte një humbje e madhe për Juventusin.

Në këtë kontekst, një rol vendimtar po luan Edon Zhegrova. Ai ka treguar se mund të adaptohet në skema të ndryshme, duke qenë aktiv dhe i rrezikshëm si në 3-4-3, ashtu edhe në 4-3-3. Paraqitja e tij kundër Atalantës dhe në ndeshjet e tjera kanë treguar se Zhegrova është një element kyç për ndërtimin e sulmit, duke sjellë ritëm, kreativitet dhe pasime vendimtare që ndihmojnë partnerët e tij të shfaqin potencialin maksimal. Minutat e pakët sipas calciomercato, është tjetër problem i Tudorit.

Në fund të ditës, sfida e Juventusit mbetet e qartë: sulmi ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por mungon një identitet i qartë. Për të fituar dhe për të stabilizuar skuadrën, Tudor duhet të gjejë formulën e duhur, duke vlerësuar çdo lojtar. /Telegrafi/