E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeProblemi me qentë endacakë nuk do të zgjidhet shpejt (VIDEO)

Problemi me qentë endacakë nuk do të zgjidhet shpejt (VIDEO)

Disa ditë më parë, frika nga qentë endacak i mori jetën një 76 vjecareje nga Obranca e Podujevës.

Ajo pësoi infarkt të mërkurën kur iu vërsulën kafshët në lagjen ku jeton.

Rasti i saj nuk është i izoluar në komunë, pasi edhe qytetarë të tjerë përjetuan mësymje nga qentë endacakë. E për këtë shqetësim janë të informuar edhe autoritetet lokale.

Këta të fundit thonë se e kanë rritur buxhetin për këtë çështje, por kanë pak hapësirë për manovrim.

Ndërtimi i strehimoreve për këto kafshë u pa si një zgjidhje e duhur e këtij problemi. Por komunat nuk kanë bërë shumë në këtë drejtim. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës për këtë fajëson nivelin qendror të qeverisë.

The post Problemi me qentë endacakë nuk do të zgjidhet shpejt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498