Selim Bytyqi është 65-vjeçari që humbi jetën tragjikisht të dielën në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
I ndjeri u aksidentuar për vdekje, derisa vetura e tij u gjet e përplasur me një shtyllë elektrike.
Rastin për Klankosova.tv e patën konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhej se “ rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”.
“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor.
Nga ana tjetër, gazetarja korrespodente Çliresa Hasani thotë se viktima kishte probleme me zemër.
“Sipas deklarimeve të familjarëve viktima kishte pasur probleme shëndetësore me zemër dhe ishte duke marr trajtim, për çka edhe komplikimet shëndetësore kanë mundur ta shtyjnë viktimën të mos mund ta kontrollonte veturën që po e drejtonte”, u shpreh Hasani.
The post “Probleme me zemër” – detaje nga aksidenti me fatalitetit në Ferizaj ku vdiq një 65-vjeçar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.