Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të një problemi teknik në Stacionin e Pompave në Hereq, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Gjakovës.
Zona të prekura janë Hereq, Planqor, Firaj, Dobrixhe dhe Dujakë, përcjell Telegrafi.
Ekipet teknike të KRU “Gjakova” janë në terren dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e defektit, ndërsa konsumatorët do të njoftohen menjëherë pas rikthimit të furnizimit.
KRU “Gjakova” u ka shprehur falënderimet qytetarëve për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj ndërprerjeje. /Telegrafi/