E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizPrizreni nis ndërtimin e strehimores për qentë endacakë (VIDEO) 

Prizreni nis ndërtimin e strehimores për qentë endacakë (VIDEO) 

Komuna e Prizrenit ka vendosur gurin themeltar për ndërtimin e një strehimoreje të përkohshme për trajtimin e qenve endacakë.

Objekti po ndërtohet në afërsi të transitit të vjetër, në dalje të fshatit Petrovë, njofton Klankosova.tv.

Ky projekt, i udhëhequr nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, synon të krijojë kushte më të mira dhe më të sigurta për qentë endacakë.

Me një kosto mbi 274 mijë euro, strehimorja do të ketë kapacitet për të mbajtur rreth 114 qen, të cilët do të trajtohen nga veterinerët, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, theksoi se pavarësisht sfidave ligjore për ndërtimin e këtij objekti, ky projekt dëshmon përkushtimin për mirëqenien e kafshëve.

“Sot po tregojmë se mund të jemi humanë dhe të kujdesemi për kafshët”.  u shpreh ai, trasmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet, në videon e  mëposhtme:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498