Prizreni gati për zgjedhjet komunale (VIDEO)

Prizreni gati për zgjedhjet komunale (VIDEO)

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi, ka thënë se janë gati me të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se kanë mbetur vetëm disa çështje të vogla që, sipas tij, do të përfundojnë deri të dielën.

“Zyra e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Prizren për këto zgjedhje është në përfundim të procesit të trajnimit të anëtarëve të vendvotimeve.”

“Kemi filluar nga data 2 tetor dhe deri në ditën e djeshme, numri ka arritur deri në 1,400 anëtarë të këshillave të vendvotimeve që kanë përfunduar trajnimet. Edhe sot shpresojmë të përfundojmë këtë trajnim.”

“Në pjesën tjetër, e kemi rregulluar me të gjitha pajisjet Qendrën Komunale të Numërimit, jemi gati me çdo gjë,” ka thënë Bytyqi. /Klankosova.tv

The post Prizreni gati për zgjedhjet komunale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.