Ndonëse nuk luajnë në elitën futbollistike të Kosovës, Liria dhe Vëllaznimi kanë dhuruar sot një shfaqje fantastike në derbin e Ligës së Parë.
Mijëra tifozë në sadiumin “Përparim Thaçi”, e kanë kthyer këtë ndeshje në një spektakël të vërtetë futbolli, raporton Klankosova.tv.
Përballja në fushë u mbyll me fitoren e prizrenasëve 1-0, ku vendimtar rezultoi të jetë goli i Diar Nikqit, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Anise nuk janë në rangun kryesor të garave, këto dy skuadra mbeten emra të mëdhenj të sportit kryesor në Kosovë.
Atmoafera në stadium i ka “kompleksuar” ekipet e Superligës, që lënë për të dëshiruar me pjesmarrjen e tiofzëve në ballafaqimet kampionale, njofton Klankosova.tv
Sipas informacioneve nga Prizreni, rreth 6 mijë simpatizantë kanë qenë sot prezent në derbin e rajonit të Dukagjinit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>