Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhur çantën viktimës A.K., në të cilën ndodheshin pesë mijë euro.
Sipas njoftimit të policisë, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Shatërvan” në Prizren në orët e para të mëngjesit të së martës.
Organet e rendit, theksoi se të dyshuarin për vjedhje ka arritur ta kapë brenda natës, përreth orës 04:00 në një lokal nate, transmeton Klankosova.tv.
“Pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes”, vijon njoftimi.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
The post Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin appeared first on Klan Kosova.