Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut.
Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në katër komuna: Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë, nga data 7 e deri më 13 korrik.
Kjo u bë e ditur nga korrespodenti i emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, Nuhi Salihu.
“Janë shqiptuar 2 mijë e 640 gjoba për kundërvajtje në trafik si rezultat i shkeljes së Ligjit për rregullat në trafikut si dhe është shtuar prezenca e policisë në rrugët kryesore”, tha Salihu.
The post Prizren: Veç për një javë afro 3 mijë gjoba për shkelësit e rregullave në trafik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.