E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePrizren: Vdes një 62-vjeçar nga plagët e armës

Prizren: Vdes një 62-vjeçar nga plagët e armës

Një person, A.P., 62-vjeç, ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit si pasojë e plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njësitet policore, hetuesit dhe teknika e kriminalistikes kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të diele, përkatësisht rreth orës 11:15.

The post Prizren: Vdes një 62-vjeçar nga plagët e armës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT