Prizren: Gjoba deri në 650 euro për automjete të modifikuara me zhurmues ilegalë

Prizren: Gjoba deri në 650 euro për automjete të modifikuara me zhurmues ilegalë

Gjatë kësaj jave, njësitë policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të cilave u ishin montuar zhurmues të paautorizuar që prodhonin zhurmë të lartë dhe shqetësuese për qytetarët.

Sipas Policisë, automjetet fillimisht janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm. Për ato automjete për të cilat kontrolli teknik ka konstatuar se niveli i zhurmës tejkalonte kufijtë e lejuar ligjorë, janë marrë masa ndëshkuese.

“Ndaj pronarëve të automjete është kërkuar që të evitohen ndryshimet e pa lejuara dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar 150 €, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike 500 €, përveç zhurmave gjoba janë shqiptuar edhe për shkelësit për tejkalim të shpejtësisë, e disa deri 500 euro”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj në ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe përdorimit të mjeteve digjitale si aplikacioni “Raporto Policinë”, synohet rritja e efikasitetit në parandalimin dhe trajtimin e shkeljeve të ndryshme në komunikacion. /Klankosova.tv

The post Prizren: Gjoba deri në 650 euro për automjete të modifikuara me zhurmues ilegalë appeared first on Klan Kosova.