Pritjet në veri: Lista Serbe mund të kthehet, simbolet e Serbisë jo

Pritjet në veri: Lista Serbe mund të kthehet, simbolet e Serbisë jo

Mirëpo, Izmir Zeqirit të Zubin Potokut e edhe kandidatëve të tjerë në tri komuna veriore iu shtua edhe një subjekt garues, që u largua nga zgjedhjet më 2023-n.

Lista Serbe njoftoi të premten që do të garojë në zgjedhje e tetorit.

Megjithatë, sipas Zeqirit as kjo parti më nuk e ka fitoren e sigurt në veri të Kosovës, ndonëse dihet që e ka mbështetjen direkte nga Beogradi.

Këta megjithatë, po përgatiten mirë për një garë demokratike. Por, sipas tij edhe nëse kthehet Lista Serbe, flamurin, vulën e emblemën e Republikës së Kosovës nuk guxon ta prekë nga objektet e institucioneve ku tashmë është vendosur.

Kështu në fakt mendon edhe Skënder Sadiku që garon për Mitrovicën e Veriut, me iniciativë qytetare.

Ky thotë se edhe serbët kësaj here janë të ndarë, në iniciativa e kandidime të pavarura, që i bie më shumë mundësi zgjedhje për këtë komunitet.

Mobilizimi qytetar sipas Sadikut duhet të jetë maksimal në zgjedhjet e tetorit dhe jo si në ato parapraket që ishin të jashtëzakonshme.

Të tilla u desh të shpallen për shkak që serbët u larguan nga të gjitha pozitat publike në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ato të komunale.

The post Pritjet në veri: Lista Serbe mund të kthehet, simbolet e Serbisë jo appeared first on Klan Kosova.