Pritjet në Merdarë bien ndjeshëm, nga pesë në vetëm një orë

kolona merdare

Ka rënë ndjeshëm numri i pritjeve në dalje në pikën kufitare të Merdarës.

Para disa ore pritjet atje arrinin deri në pesë orë e 20 minuta, ndërsa tani janë reduktuar në maksimum një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë në pikën kufitare të Mutivodës, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në një orë.

Në Muçibabë, pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa në Jarinje deri në 10 minuta. /Klankosova.tv

The post Pritjet në Merdarë bien ndjeshëm, nga pesë në vetëm një orë appeared first on Klan Kosova.