Sheshi Skënderbeu në kryeqytet do të mirëpresë sonte yjet e skenës së Mbrëmjes Gala “Rame Lahaj & Friends” si sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi italian Dario Russo dhe i yni e njëherit edhe artisti nikoqir e themeluesi i Festivalit, tenori Rame Lahaj.
Për t’i shoqëruar në magjinë e artit operistik në skenë do ngjitet Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar nën dirigjimin e maestro Roberto Rizzi Brignoli.
Kjo mbrëmje përpos repertoarit të pasur të arieve operistike e këngëve shqipe, ka rezervuar shumë surpriza për publikun artdashës. Gala Mbrëmja “Rame Lahaj & Friends” fillon nga ora 20:30.
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj me temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!” ul siparin sonte pas 10 ditëve plot aktivitete e mbrëmje artistike duke shënuar edicionion e tij të V-të si një tjetër triumf i Fondacionit “Rame Lahaj” në misionin e vet për ta sjellë artin operistik më afër publikut kosovar.
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj mbështetet nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme, Komuna e Prishtinës, Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Ambasada e Italisë në Kosovë, Interex – sponsor gjeneral, Shell, Scardian, HyperActive, Lika Real Estate, IPKO, Marigona Hill, Cortyard by Marriot, Swiss Construction, Porsche Prishtina, 038 Parking Center, Zhaki Advertising si dhe Klan Kosova – sponsor medial.
The post Pritjes i erdhi fundi – Yjet e Mbrëmjes Gala “Rame Lahaj & Friends” do ndriçojnë sonte Prishtinën! appeared first on Klan Kosova.