Një grua, e cila dha rrëfimin e saj për Kiks Kosova në kushte anonimiteti, kishte pritur gjashtë muaj për një rezultat analize të cilën e kishte bërë në klinikën e Otoringolaringologjisë në ShSKUK.
50 vjeçarja tregon se ishte lodhur duke u endur çdo ditë në hapësirat e asaj klinike, me shpresën se do ta takojë dikë që di diçka për fatin e saj.
Derisa e mori rezultatin, nuk u ndal. Por kjo ndodhi vetëm pas gjashtë muajsh nga marrja e mostrave të saj, raporton Kiks Kosova.
Në fillim, kur e kishte bërë analizën, i ishte thënë se do të priste vetëm tri javë, mirëpo rezultati asaj iu vonua shumëfish më shumë.
Në ethet se do të duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, priti gjysmë viti për një rezultat analize.
Kjo situatë e kishte shokuar atë, se si mund të ndodhte që askush nga reparti të mos e dinte se çfarë kishte ndodhur me analizën e saj, shto këtu vonesën.
Sipas saj, diagnostikimi i vonë me sëmundje do t’i kushtonte me jetë asaj.
Prishtinasja thotë se i ka mbetur vetëm të lutet për përmirësimin e situatës në shërbimet publike shëndetësore.
Kjo situatë e la të zhgënjyer dhe ia humbi besimin në çdo diagnozë, trajtim a rezultat analize. /Klankosova.tv
The post Priti 6 muaj për rezultat të analizës në ShSKUK, dyshonte për sëmundje të rëndë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.