E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeSportPrishtinën “e lëshojnë këmbët” në fund, vetëm barazim me Gjilanin

Prishtinën “e lëshojnë këmbët” në fund, vetëm barazim me Gjilanin

Në kuadër të javës së 16-të të Albi Mall Superligës, në kryeqytet, Prishtina nuk arriti të arkëtojë pikë të plota kundër Gjilanit.

Senad Jarovic i Gjilanit hapi serinë e golave, pas asistimit të Oltion Bilallit (28’).

Rezultatin e barazoi Leotrim Kryeziu i Prishtinës nga pika e bardhë në minutën e 36-të.

Me këtë rezultat edhe mori fund pjesa e parë.

E kur po zhvillohej minuta e 81’, Prishtina kaloi në epërsi, pas shumë rasteve të humbura dhe një goli të anuluar rreth 5 minuta më parë.

Por, në minutat shtesë të ndeshjes, Gjilani arriti të barazojë shifrat në 2-2.

Me këtë barazim, Prishtina gjendet në vendin e katërt në tabelë, 11 pikë larg kreut që po mbahet nga Drita (37 pikë).

Gjilani ndërkaq është në vendin e gjashtë me 18 pikë nga 16 ndeshje.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498