Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer katërçiklete në Prishtinë, pasi kishte bërë vozitje të rrezikshme në rrugën “Agim Ramadani”.
Sipas njoftimit, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arritur ta identifikojë drejtuesin e katërçikletës, i cili ishte regjistruar ditë më parë duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme.
“Ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor është shqiptuar gjoba për vozitje të rrezikshme, po ashtu edhe gjoba për mos vendosje të helmetës mbrojtëse”, thuhet në reagimin e policisë.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes./Klankosova.tv.
The post Prishtinë: Shoferi i një katërçiklete gjobitet për vozitje të rrezikshme appeared first on Klan Kosova.