Monday, January 12, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtinë: Qytetarja bie pre e mashtrimit, i vidhen mijëra euro nga kartela...

Prishtinë: Qytetarja bie pre e mashtrimit, i vidhen mijëra euro nga kartela bankare

Një rast i mashtrimit përmes mesazheve telefonike është raportuar në Prishtinë, ku një qytetare ka rënë pre e një skeme të njohur të rreme për përditësim të të dhënave bankare, duke pësuar humbje të konsiderueshme financiare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 20:01. Ankuesja, femër kosovare, ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që të përditësonte të dhënat bankare, me arsyetimin se në të kundërtën nuk do të mund t’i përdorte llogaritë e saj.

Viktima ka klikuar në linkun e dërguar në mesazh dhe ka përditësuar të dhënat e kërkuara. Pas pak minutash, ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para, ndërsa nga kartela e firmës së saj janë tërhequr mijëra euro.

Prishtinë / 10.01.2026 – 20:01. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që ti përditësonte të dhënat bankare përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar në mesazh dhe kishte përditësuar të dhënat. Pas pak minutash ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para (€uro) si dhe nga kartela e firmës janë marrë (mijëra euro). Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT