Prishtinë: Policia sekuestron mbi gjysmë kilogrami marihuanë e kërpudha narkotike

Prishtinë: Policia sekuestron mbi gjysmë kilogrami marihuanë e kërpudha narkotike

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prishtinë, kanë njoftuar se kanë realizuar një aksion mbrëmjen e 18 shtatorit, ku janë kapur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme narkotikësh.

Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollit të një automjeti ku po udhëtonin dy të dyshuar, policia ka gjetur kokainë (0.6 gram) dhe marihuanë (3.5 gram).

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar ka braktisur veturën dhe ka arritur të ikë, duke hedhur një qese me 41.8 gramë marihuanë. Në automjetin e tij policia ka gjetur edhe 180 euro dhe një telefon, transmeton Klankosova.tv.

“Pas konsultimit me prokurorin, është kontrolluar banesa e njërit nga të dyshuarit, ku janë zbuluar, pesë qese me 545.6 gramë marihuanë, një peshore dhe dëshmi tjera.

Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur 9.2 gramë marihuanë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike dhe 179 kavanozë me fara në fazën e prodhimit të kërpudhave narkotike.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari L.A., mashkull kosovar, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia.

The post Prishtinë: Policia sekuestron mbi gjysmë kilogrami marihuanë e kërpudha narkotike appeared first on Klan Kosova.