Në vazhdën e përkushtimit për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e ligjit, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Bazuar në denoncimet dhe postimet e qytetarëve në rrjete sociale, sipas komunikatës të lëshuar për media, javën që lamë pas janë shqiptuar dhjetëra masa administrative për kundërvajtje, të mbështetura me dëshmi të dokumentuara, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj personave të përfshirë janë marrë masa ligjore që konsistojnë në: Konfiskimin e patentë-shoferëve të Kosovës, ndalimin e përdorimit të patentë-shoferëve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe, gjoba në lartësi të ndryshme.
The post Prishtinë: Ndëshkohen dhjetëra kundërvajtës trafiku, falë bashkëpunimit me qytetarët appeared first on Klan Kosova.