E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePrishtinasit marrin letra nga Uran Ismaili (VIDEO)

Prishtinasit marrin letra nga Uran Ismaili (VIDEO)

Mëngjesin e së premtes, prishtinasit e morën një porosi. Atë, në zarf e para banesave, ua la dikush jo fort i zakonshëm.

Uran Ismaili, i cili të enjten e shpalli kandidaturën për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, iu drejtua kryeqytetasve me një letër të personalizuar, në të cilën i shprehte haptas problemet dhe zgjidhjet që do t’i bënte, në rast se do të merrte votën e tyre për t’u bërë kryetar komune, raporton Klan Kosova.

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, tregoi edhe reagimet e qytetarëve për këtë formë të veçantë komunikimi.

Sipas saj, diku mbi 60 mijë letra janë shpërndarë në lagjet kryesore të Prishtinës, por edhe në disa fshatra.

Por, ajo thotë se të gjithë atyre që nuk iu ka shkuar letra tek porta, atë mund ta lexojnë edhe në web faqen e partisë, “Koha për Prishtinën”. /Klankosova.tv

The post Prishtinasit marrin letra nga Uran Ismaili (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT