Prishtina ua siguron transportin veteranëve të UÇK-së për në protestën në Tiranë

Ferizajasit gati për protestën në Hagë (VIDEO)

Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është siguruar transporti për në protestën e 17 tetorit që mbahet në Tiranë për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi zyrtar.

“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë   Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike”, shkroi Rama.

Ndryshe, protesta do të mbahet të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, për drejtësi për çlirimtarët. /Klankosova.tv

The post Prishtina ua siguron transportin veteranëve të UÇK-së për në protestën në Tiranë appeared first on Klan Kosova.