Feronieli ’74 e ka mposhtur Prishtinën në xhiron e 17 të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Drenasi fitoi me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në stadiumin “Rexhep Rexhepi” e realizoi Nikolaos Ioannidis, në minutin e 22-të.
Këto tri pikë janë akoma të pamjaftueshme në rrugën e Niklit për mbijetëse, pasi që gjendet në vendin e fundit në tabelë dhe se nga vendi i parafundit ka shtatë pikë dallim.
Ndërkaq Prishtina, deri më tani i ka grumbulluar 26 pikë dhe është në vendin e katërt.
Kjo ndeshje u transmetua nga ora 13:00 në kanalin Sport 2 të Artmotion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>