Prishtina përballet me Brussels Basketball në udhëtim

Prishtina përballet me Brussels Basketball në udhëtim

Sigal Prishtina do të ketë sonte (e mërkure) ndeshjen e dytë në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit do të përballen me Brussels Basketball në udhëtim.


Kjo është sfida e dytë për prishtinasit, pas fitores ndaj Gimle Basket, ndërsa takimi i parë për skuadrën belge në këtë edicion.

Takimi zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në kanalin e YouTube në ENBL.

Për kryeqytetasit është hera e dytë që janë pjesë e kësaj lige, ndërkohë që në këtë edicion garon edhe Peja. /Telegrafi/