Prishtina për fëmijët – Besa Shahini me plan për banim, çerdhe dhe shkolla publike (VIDEO)

Prishtina për fëmijët – Besa Shahini me plan për banim, çerdhe dhe shkolla publike (VIDEO)

Besa Shahini po synon që Prishtinën ta bëjë vend më të mirë për fëmijët. Kështu ka deklaruar ajo në Rubikon të Klan Kosovës, pasi ajo i ka hyrë garës për të udhëhequr kryeqytetin.

Sipas Shahinit për veç banim më të mirë, fëmijët kanë nevojë për arsim cilësor dhe hapësira publike që mund t`i shfrytëzojnë në vazhdimësi pa pengesa.

“Vizionin që ne e kemi për Prishtinën është që ta bëjë qytetin më të mirë për fëmijët, duke u ofruar banim i cili është më i lirë e më i qasshëm, duke ofruar çerdhe, kopshte e shkolla që njëherë e përgjithmonë ta zgjidhim çështjen e arsimit në Prishtinë, e cila nuk është mirë vetëm për fëmijët të cilët do të rriten një ditë do ta udhëheqin këtë qytet, është mirë edhe për ekonominë e vendit”.

“Një vend i vogël si Kosova, kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë për të kontribuar në zhvillimin e vet ekonomike. Dhe e treta një qytet i cili është i mirë për fëmijët, ka hapësira publike ku fëmijët luajnë, socializohen e nuk po flas vetëm për parqe edhe kënde të lodrave, flas edhe për rrugën që shkojnë deri në shkollë, për trotuarin, për hapësirat e gjelbra”, tha Shahini. /Klankosova.tv

The post Prishtina për fëmijët – Besa Shahini me plan për banim, çerdhe dhe shkolla publike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.