Qyteti i Prizrenit njohët tash e shumë kohë për cilësitë sportive, veçanërisht në basketboll.
Aktualisht, qyteti garon me dy skuadra në Pro Credit Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra e moçme e Prizrenit, Bashkimi, rri në krye të tabelës, ndërkaq ekipi tjetër nga ky qytet në të fundit.
E kjo e fundit sonte do të vizitojë kryeqytetin për ndeshjen hapëse të xhiros së 22-të, ku do të përballet me vendin e tretë të tabelës, KB Sigal Prishtinën, e cila është “vetëm” dy pikë larg kreut.
Përballjet mes tyre këtë sezon kanë treguar pak-a-shumë dominimin e kryeqytetasve, duke i fituar dy nga tri ndeshjet e luajtura. /Klankosova.tv
The post Prishtina – PC Prizreni, ndeshja hapëse e xhiros 22 në basketboll appeared first on Klan Kosova.