Sindikalistët e ndërmarrjes së kryeqytetit, Prishtina Parking, dolën në protestë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurimin shëndetësor, të cilin e kërkojnë tash e tre vjet.
Sipas Flamur Hajdarit, kryetarit të sindikatës, kërkesat përfshijnë një gjysmë page të papaguar dhe ndërmarrjen që të marrë përgjegjësi për të përmirësuar situatën. Safet Zuka, anëtar i kryesisë së sindikatës, tha se protesta ishte një orëshe dhe puna do të vazhdonte normalisht, si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë.
Drilon Dugolli, sekretari i sindikatës, bëri me dije se kërkesat e tyre për takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, nuk ishin marrë në konsideratë dhe paralajmëroi se në mungesë të veprimeve pozitive nga komuna, protesta mund të përsëritet dhe të shoqërohet edhe me grevë.
Ndiqeni kronikën:


