Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimet e dëmeve pas vërshimeve që përfshinë kryeqytetin si pasojë e reshjeve të dendura.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, komuna ka bërë të ditur se Komisioni është në punë për evidentimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti, bazuar në njoftim, do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, u bë e ditur se kërkesat e të dëmtuarve do të pranohen në objektin e vjetër të Komunës.


