Prishtina Music Conference shënon 5-vjetorin me një edicion festiv plot ritëm dhe inovacion

Prishtina Music Conference shënon 5-vjetorin me një edicion festiv plot ritëm dhe inovacion

Prishtina Music Conference vjen edhe këtë vit me edicionin e 5-të, i cili do të mbahet nga 1 deri më 8 nëntor 2025, në kuadër të Prishtina Music Week.

Këtë nëntor, RAVE rikthehet në AMC Hall për mbrëmjen përmbyllëse të këtij viti. Më 08 nëntor 2025, skena e Prishtinës do të mirëpres emra të njohur të muzikës elektronike si Freddy K, Paquita Gordon, Opium Hum, si dhe artistë të tjerë që do të shpallen së shpejti.


Ky event është finalja e vitit për RAVE, duke sjellë atmosferën e përsosur për të mbyllur një sezon të paharrueshëm me muzikë dhe energji.

Biletat mund t’i gjeni në: rave-travel.com.