Prishtina me numrin më të madh të votuesve nga shtatë qendrat kryesore të Kosovës

Prishtina me numrin më të madh të votuesve nga shtatë qendrat kryesore të Kosovës

Kryeqyteti vazhdon të prijë deri në orën 15:00 me numrin më të madh të votuesve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në mesin e shtatë qyteteve më të mëdha të vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Prishtinë dolën për të votuar rreth 30,41% e qytetarëve, që i bie se nga 222 mijë e 326 qytetarë me të drejtë vote, 67 mijë e 609 prishtinas kanë përmbushur obligimin e tyre kushtetues.

Në Podujevë votuan 28,10%, që i bie 24 mijë e 350 qytetarë nga gjithsej 86 mijë e 668, njofton Klankosova.tv

Sipas KQZ-së, në Ferizaj kanë votuar 26,06%, apo 32 mijë e 429 votues nga gjithsej 124 mijë e 418.

Qyteti i tretë nga komunat më të mëdha në vend për nga numri i votuesve del të jetë Gjilani, ku votuan 26,73% e qytetarëve, pra 28 mijë e 827 nga 107 mijë e 858.

Në Pejë, deri në orën 15:00, sipas KQZ-së, për të votuar dolën 27 mijë e 242 qytetarë nga 120 mijë e 204, që i bie 22,66%.

Gjakova ndan pothuajse të njëjtën përqindje me Pejën – 22,19% – ku votuan 27 mijë e 22 qytetarë nga 121 mijë e 768.

Ndërkohë, Prizrenasit, deri në orën 15:00, kanë votuar në masën 21,20%, që do të thotë 40 mijë e 34 qytetarë nga gjithsej 188 mijë e 882 me të drejtë vote. /Klankosova.tv

The post Prishtina me numrin më të madh të votuesve nga shtatë qendrat kryesore të Kosovës appeared first on Klan Kosova.