Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj minatorëve, pavarësisht se në çerekun e parë ishin duke u mposhtur shtatë pikë diferencë, 27:20.
Çereku i dytë i takoi Prishtinës, të cilin e fitoi me rezultat 15:24, ndërsa drama nisi që në çerekun e tretë, pasi Trepça fitoi me rezultat 28:22.
E, drama e arriti kulmin në 10-minutëshin e fundit, ku deri në sekondat e fundit Trepça ishte duke udhëhequr me një pikë epërsi, ndërsa Prishtina shënoi dy pikë dhe një herë gjuajte të lirë.
Më i miri në parket te Prishtina ishte Tate, i cili shënoi 24 pikë, ndërsa te Trepça u dallua Cotton i cili realizoi 21 pikë.
Me këtë fitore, Prishtina gjendet në vendin e pestë me 28 pikë, dy më pak se Trepça e cila pozicionohet e dyta me 30 sosh.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>