Prishtina kërkon fitore ndaj Dritës për t’u rikthyer në garë për kreun

Prishtina kërkon fitore ndaj Dritës për t'u rikthyer në garë për kreun

E gjithë mendja e futbolldashësve të Kosovës, sot është e fokusuar në kryeqytet.

Prishtina e pret Dritën, në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.

Skuadra më e trofeshme e Republikës, lufton për fitore, pasi ndryshe nuk mund të rikthehet në garë për kreun, raporton Klankosova.tv

Nga ana tjetër, “Intelektualët” të cilët e udhëheqin renditjen tabelare me 43 pikë, do të tentojnë me çdo kusht të dalin të pamposhtur nga arena “Fadil Vokrri”.

Përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve në këtë stadium, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, kurse sfida e luajtur në Gjilan, i ka takuar vendasit, 3-0.

Prishtina – Drita fillon në orën 17:00 dhe me komentim të Andin Lokajt, transmetohet direkt kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>