Drenica siguroi ngritjen në Superligë pas disa vitesh.
Por gara në grupin B është ende e hapur, me Prishtinën e Re dhe Vushtrrinë që nuk ndalën së fituari.
Prishtina e Re e mposhti 2 Korrikun me rezultat 4-0, ndërsa Vushtrria fitoi me rezultat 5-0 ndaj Fushë Kosovës.
Prishtina e Re gjendet në krye të tabelës në grupin B, me 66 pikë ndërsa Vushtrria në pozitën e 2-të me 64 pikë.
Në ndeshjen e fundit, Prishtina e Re luan si mysafir ndaj Kikës, ndërsa Vushtrria si mysafir i 2 Korrikut./IndeksOnline/