Prishtina e nis me fitore rrugëtimin në ENBL, triumfon ndaj BG Gimle

Prishtina e nis me fitore rrugëtimin në ENBL, triumfon ndaj BG Gimle

KB Prishtina e ka nisur me këmbë të marë rrugëtimin në ENBL, duke triumfuar në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” ndaj klubit norvegjez BC Gimle, me rezultat 90-79.

Çerekun e parë më mirë e nisën mysafirët, të cilët e mbyllën me një epërsi prej pesë pikësh 18-13.


Pas këtij çereku, kryeqytetasit morën iniciativën duke fituar pastaj çerekun e dytë me rezultat 23-15.

I njëjti ritëm vazhdoi edhe në pjesën e dytë, pasi Prishtina fitoi me rezultat 24-19 dhe 30-27 në çerekun e tretë dhe të katërt respektivisht.

Tek ekipi bardhëekaltër katër lojtarë e përfunduan takimin me pikë dyshifrore.

Lojtari më i dalluar tek Prishtina në këtë ndeshje ishte Deondre Burns me 30 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Me 15 pikë, tri kërcime dhe katër asistime kontribuoi Don Polloshka, teksa Adrio Bailey realizoi 15 pikë dhe Lamb Autrey shtoi 12 të tjera.

Prishtina ndodhet në Grupin B të ENBL-së dhe ndeshjen e radhës në këtë garë do ta luajë ndaj Brussels Basketball në udhëtim./Telegrafi/